Botë

Zgjedhjet në Kosovë, 19 komuna shkojnë në balotazh

23.10.2017 16:34

Shumica e komunave në Kosovë nuk arritën të nxjerrin fitues në votimet e së dielës. 19 prej tyre do të shkojnë në balotazh, për të vazhduar betejën e fortë më 19 nëntor...

Garë e fortë u bë për Prishtinën, ku Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes kryeson ndaj rivalit të LDK-së, Arban Abrashit, por pamjaftueshëm për të fituar që në rrethin e parë. LDK ka dalë me një rezultat të kënaqshëm krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare.

LDK ka fituar 4 komuna sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, duke u renditur partia e parë me më shumë komuna të fituara në raundin e parë. LDK ka fituar në Pejë, Lipjan,  Fushë Kosovë e Viti.

Në raundin e dytë garon në dhjetë komuna. Numërimi i votave në Mitrovicë tregon rezultatin e ngushtë mes PDK-së që ka 30% të votave dhe Aleancës Kosova e Re me 27%. Sipas KQZ-së, në votime morën pjesë  43,68 për qind e qytetarëve. Të akredituar ishin edhe 33 mijë e 200 vëzhgues. 

FARIJE DAUTI-BAKIJU