Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, LSDM i vazhdoi takimet në Maqedoninë lindore
23.10.2017 16:59
LSDM vazhdoi tubimet dhe takimet me qytetarë në Maqedoninë lindore...

Në debatin publik në Kavadar, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, premtoi punësimin e të rinjve, kthimin e TVSh-së dhe subvencione për bujqit.
“Gjëja më e rëndësishme e ditës janë lajmet, politika, politikanët. Kjo nuk duhet të jetë kështu, nuk është mirë, prandaj ky i ashtuquajtur “pluhur politik” pas zgjedhjeve do të bie dhe ne do të dëshmojmë se jemi para së gjithash njerëz. Ne do japim përkrahje për njëri-tjetrin, do të ndihmojmë njëri-tjetrin sepse shumë çështje zgjidhen kur mbisundon atmosferë shoqërore. Unë jam i bindur se Kavadari ka kapacitet, ka njerëz të mirë dhe kryetari i Komunës do të jetë baba i këtij qyteti dhe do ta shpie komunën e Kavadarcit drejt progresit në çdo sferë”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Kandidati për kryetar të Kavadarcit, Betanije Kitev, dhe ai për Gradskon, Robert Boshovski, premtuan jetë cilësore për banorët e këtyre komunave.
“Të gjitha ato premtime që i kam bërë gjatë ditëve të kaluara do të realizohen, sepse unë do të punoj që ato të bëhen realitet. Asnjë ditë nuk do të ju lë të jeni të vetëm. Për mua është me rëndësi që banorët të dinë se Kryetari i Komunës së Kavadarcit është gjithmonë aty ku e kërkon nevoja. Para jush premtoj se do të ketë vetëqeverisje lokale transparente e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve. Mendoj se është shumë me rëndësi që me 29 tetor banorët e Kavadarcit të jenë në anën e vërtetë. Unë jam i bindur në realizimin e projekteve dhe në fitoren tonë”,- theksoi kandidati për komunën e Kavadarit - LSDM, Betanie Kitev.
“Do t’i japim fund problemit me ujësjellësin, i cili vite të tëra paraqet problem për banorët e Komunës sonë. Për herë të parë do të krijojmë kushte për zhvillim të zonës industriale në lokacionin Gradsko -Negotinë, tek i cili tani për tani ka vetëm mbeturina. Zonën industriale do ta bëjmë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe do të ketë sipërfaqe prej 56 dekarë. Objekti i rrënuar planifikohet të rinovohet në hotel andaj ftoj qytetarët masovikisht të dalin të votojnë LSDM-në e cila posedon vizion për zgjidhjen e problemeve të kamotshme të banorëve të Gradskos”,- tha kandidati për komunën Gradsko – LSDM, Robert Boshovski.
“Shteti do të përkrah çdo ide të qytetarëve, andaj votoni LSDM-në”,- u tha në tubimet e kësaj partie.
FLUTURA LATIFI
