Gjykata procedoi paditë e partive, konfirmohen vendimet e KShZ-së
Gjykata Administrative procedoi paditë e partive politike kundër vendimeve....

Gjykata Administrative procedoi paditë e partive politike kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, që kanë të bëjnë me mbajtjen e zgjedhjeve lokale 2017, rrethi i parë.
Përkatësisht, Gjykata Administrative ka proceduar 24 padi të Koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE, dy padi të TMRO-së, një padi të ngritur nga Aleanca për Shqiptarët dhe një nga partia E Majta.
Gjykata ka konfirmuar vendimet e KShZ-së dhe ka hedhur poshtë si të pabazë padinë e VMRO-DPMNE-së për disa vendvotime në komunën Qendër, padinë për vendvotimin 1375 në Prilep, padinë për vendvotimin 2433 në Saraj, padinë për vendvotimin 2884 në Çair, padinë për vendvotimin 1578 në Radovish, padinë e TMRO-së për zgjedhjet në Qytetin e Shkupit dhe në Komunën Aerodrom si dhe padinë e kësaj partie për procesin zgjedhor në Komunën Qendër.
Gjykata kishte 48 orë në dispozicion për të proceduar të gjitha paditë e ngritura nga partitë politike kundër vendimeve të KShZ-së.
Edhe pse janë proceduar të gjitha paditë, deri në orën 17 Gjykata publikoi vetëm vendimet për 10 padi, kryesisht të VMRO-DPMNE-së dhe vendimet për dy paditë e TMRO-së. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
