Zaev: Shumica qeveritare është stabile dhe do rritet

23.10.2017 18:21

Kryeministri Zaev nuk trembet për rrezikimin e shumicës parlamentare....

Kryeministri Zaev nuk trembet për rrezikimin e shumicës parlamentare me formimin e koalicioneve të reja për zgjedhjet lokale. Sipas tij, shumica qeveritare është stabile dhe pritet të rritet.

“Nuk ka pasur takim të hapur, debat, dilema apo çfarëdo qoftë nëse Aleanca del ose jo. Gjithsesi, është e drejtë e Aleancës si do të vendosin ata. Unë pres që koalicioni qeveritar do të qëndrojë dhe do të vazhdojë të përforcohet në periudhën që vjen. Por, jam i bindur se shumica parlamentare është stabile dhe kjo do të rritet. Nuk jemi dakorduar me PDSh-në e as ka pasur takim me liderin e partisë, Menduh Thaçi, për koalicione për shumicë të re parlamentare apo pjesëmarrje në pushtet. Dyert janë të hapur për të gjithë. PDSh-ja në mars nuk ka qenë e interesuar të hyjë në pushtet, si edhe BESA, për shkak të çështjeve të papranueshme. Shumica qeveritare duhet të rritet dhe duhet të jetë më stabile, sepse para Maqedonisë janë vendime serioze të cilat duhet t’i sjellim. Mbetemi të hapur për bisedë me të gjithë, përfshirë edhe për individë nga opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.