Zgjedhjet lokale 2017, VMRO-DPMNE tubim në Butel

23.10.2017 18:58

Kandidati për kryetar të komunës së Butelit nga VMRO-DPMNE, Darko Kostovski.....

Kandidati për kryetar të komunës së Butelit nga VMRO-DPMNE, Darko Kostovski, ka mbajtur mbrëmë tubim në Lubanci.

Para qytetarëve potencoi se ka lindur në Butel, këtu jeton, këtu ka ndërmend të formojë familje, këtu në Butel u  rrit me fëmijë, me prejardhje të ndryshme etnike dhe fetare, nuk ka pasur asnjë problem në bazë të këtyre dy gjërave dhe tani vjen kandidati i LSDM-së dhe u ofron qytetarëve të Butelit  bashkëjetesë, i njëjti njeri që, sipas Kostovskit, e ka shitur shtëpinë e tij pikërisht për të ikur nga bashkëjetesa me njerëz të besimeve dhe gjuhëve të tjera.

“Bashkëjetesa ndërtohet me kurajo, jo hipokrizi. Bashkëjetesa nuk ndërtohet duke nënçmuar, bashkëjetesa nuk ndërrohet duke tregtuar me interesat nacionale. Ne qëndrojmë para sfidës së madhe historike, Buteli është gjithçka që kemi, Maqedonia është gjithçka që kemi, por unë dua që fëmijët e mi të rriten në një komunë normale, ku nuk do të ketë kryetar të shantazhuar dhe banda kriminale.  Kandidati i LSDM-së që shiti shtëpinë e babai të vetë në Butel 2 është kandidati i cili fillimisht do të duhet të kthej të gjithë atë që joparimisht ka premtuar dhe pastaj të mendojnë për qytetarët e Butelit. Ndërsa prioritet imi jeni ju. Programi im me mbi 80 projekte premton prosperitet dhe një të ardhme të sigurt për fëmijët tuaj, nuk mund të ketë një shans të dytë. Prandaj, shkoni tek të gjithë në shtëpi  dhe tregoni atyre se një votë për LSDM-në është një votë drejtpërdrejt kundër të ardhmes së fëmijëve të tyre”,- deklaroi Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE.

Lideri i VMRO-DPMNE-së vuri në dukje se kandidati i tyre, Kostovski, do t’u mundësojë banorëve të Butelit të fitojnë shtëpinë e tyre, me një çmim simbolik fillestar prej vetëm një euro për metër katror. Ai premtoi edhe përfundimin e kanalizimit fekal në Lubanci dhe rikonstruksionin e plotë të rrugës për në Radishan, një sallë të re për  basketboll dhe një zone për palestër. Në kontekstin e zhvillimeve aktuale politike, ai akuzoi se më 15 tetor nuk janë mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike, por, siç tha, zgjedhje afrikane.

“LSDM nuk ofron projekte, nuk ka ndonjë program, prandaj ata flasin për ajrin, erën dhe mjegullën. Sipas informacioneve që kemi për këto zgjedhje në Maqedoni janë shpërndarë 20 milionë euro. Nga vijnë këto para, kush ka interes që të jepen kaq shumë para për LSDM-në që të dalë fituese. Edhe pse dihej dhe ishte e qartë se favorit ishte VMRO-DPMNE dhe koalicioni? Ato para sigurisht  nuk i ka dhënë LSDM dhe Zaev, por i ka dhënë dikush tjetër, dikush që ka interes kombëtar për të ndihmuar Zaevin që më pas të realizoj skenarin e tij, ridefinimin e Maqedonisë që e paralajmëruan më herët”,- u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Nga VMRO–DPMNE thanë se gjinden para një sfide të madhe, sepse ka edhe raund të dytë të zgjedhjeve lokale. Sipas tyre, pikërisht qytetarët e Butelit duhet të vendosin se në çfarë kushte dhe komunë dëshirojnë të jetojnë.

“Duke votuar për numrin 13 ju votoni për një komunë moderne” tha Gruevski, për të shtuar se “me votën e tyre qytetarët do të mundësojnë ndërtimin e tre parqeve të mëdha me shatërvanë, një në hyrjen e Butelit dhe një qendrën e komunës dhe të tretin në lagjen Radishani, një kompleks ultra modern që do të gjendet në lagjen Rasadnik, kompleksi sportive do të ketë më shumë ndërtime, do të ketë sallë të re sportive, fushë të madhe për futboll, për basketboll dhe fushë për tenis. Duke votuar për numrin 13, votoni për mbi 80 projekte, të cilat para së gjithash janë projekte reale dhe do të ndryshojnë jetesën në komunën e Butelit”. (Sanije Duraku, TVM2)