ITALIA
Jep dorëheqje Prandelli
25.06.2014 16:43
Italia dje humbi ndaj Urugait (1-0) duke u eliminuar nga Botërori 2014 qysh në fazën e grupeve......

Cesare Prandelli më nuk është në krye te Italisë.Tekniku italian ka dhënë dorëheqje pas disfatës kundër Urugait. Mediat e huaja raportojnë se Prandelli menjëherë pas sfidës me Urugain ka dhënë dorëheqje nga kreu i bankinës së të ‘kaltërve’.
Italia dje humbi ndaj Urugait (1-0) duke u eliminuar nga Botërori 2014 qysh në fazën e grupeve.
Kujtojmë se Prandelli në Evropianin e 2012, me Italinë kishte preku finalen, por në Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’, italianët dështuan duke mos e kaluar as fazën e grupeve ashtu sikurse Spanja e Kroacia.
