Botë
Aviacioni sirian ka vrarë 22 persona në strehimoren e fundit të SHI-së
24.10.2017 11:08
Në sulmet ajrore të armatës siriane janë vrarë të paktën 22 persona në qytetin Deir ez Zor...

Në sulmet ajrore të armatës siriane janë vrarë të paktën 22 persona në qytetin Deir ez Zor, strehimorja e fundit urbane e Shtetit Islamik. Edhe 30 persona të tjerë janë plagosur në sulmet.
Armata siriane, me mbështetje të Rusisë, ka fituar një pjesë të qytetit dhe rajonin përreth, e cila tre vjet ishte nën kontroll të SHI-së.
Grupi xhihadist tani mban mezi gjysmën e rajonit të Deir ez Zor, dhe pas rënies së Rakës përballet me dështim të plotë në Siri./mia
