Maqedoni

Gjykata Administrative pranoi një nga paditë e VMRO – së për zgjedhjet lokale

24.10.2017 13:00

Gjykata Administrative e pranoi një nga 28 paditë e parashtruara kundër ankimimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve...

Gjykata Administrative e pranoi një nga 28 paditë e parashtruara kundër ankimimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për votimin dhe grumbullimin e rezultateve nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale.

Gjykata Administrative vendimet për të gjitha 28 paditë, që i morën këshillat gjykues, i publikoi në internet-faqen e saj.

Gjykata Administrative e pranoi një nga paditë e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE për ryshfet të votuesve në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit në vendvotimin 2461 në komunën e Sarajit.

Pas marrjes së vendimit nga Gjykata Administrative, KShZ duhet të prononcohet nëse rivotimi në këtë vendvotim do të ketë ndikim në rezultatin e zgjedhjeve dhe nëse në bazë të kësaj do të ketë rivotim në këtë vendvotim në Saraj.

Vendimet e Gjykatës Administrative janë përfundimtare. Pas ankesave të refuzuara nga KShZ-ja, koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE dorëzoi 24 padi në Gjykatën Administrative dhe nga një dorëzuan edhe TMRO, e Majta dhe Aleanca për Shqiptarët. Për paditë e partive vendosin pesë këshilla gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë, të zgjedhur me short.

Gjykata Administrative një pjesë të vendimeve i publikoi gjatë ditës së djeshme, por për shkak të problemeve me sistemin TI, siç u bë e ditur nga gjykata, 12 vendimet e mbetura u publikuan mbrëmë.

Më 29 tetor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e kryetarëve në 35 komuna.