Likova me këshill rinor
Me qëllim të formimit të Këshillit Rinor pranë Komunës së Likovës, në ambientet e kësaj Komune u organizua një takim i të rinjve me temën “Koha për rininë”........

Me qëllim të formimit të Këshillit Rinor pranë Komunës së Likovës, në ambientet e kësaj Komune u organizua një takim i të rinjve me temën “Koha për rininë” .
Bëhet fjalë për projekt që implementohet nga Organizatat “Forumi Rinor Arsimor” dhe “Qendra për Dialog Ndërkulturor”, kurse i njëjti financohet nga Unioni Evropian.
Ndër 12 komunat, në të cilat realizohet ky projekt, është përfshirë edhe Komuna e Likovës. Gjatë periudhës së ardhshme, të rinjtë e Likovës, përmes takimeve të ndryshme me moshatarët e komunave të tjera, do të shkëmbejnë ide dhe përvoja për bashkëpunim të ndërsjellë. (Nexhat Aqifi, TVM2)
