Maqedoni

Grujevski dhe Boshkovski sot para gjykatës në Selanik

24.10.2017 13:14

Sot në Selanik, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski do të gjykohen për posedimin e pasaportave false bullgare...

Mbetet enigmë nëse për veprën që ngarkohen, eventualisht do të marrin dënim me burg në Greqi. Policia greke i arrestoi ata me pasaporta false në aeroportin e Selanikut, nga ku duhej të udhëtonin për në Budapest.

Goran Grujevski ka ndërruar emrin në Hristo Atanasov, ndërsa Nikolla Boshkovski në Nexhbi Hasan. Grujevski dhe Boshkovski duhet të ekstradohen që të gjykohen për aferën e përgjimeve të paligjshme.

Ata janë të akuzuar në rastin “Fortesa” dhe “Target”, përmes të cilëve Prokuroria Speciale duhet të dëshmojë kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme në vendin tonë vite me radhë.

Grujevski dhe Boshkovski ishin në arrati për gati tre muaj pas përcaktimit të masës së paraburgimit.

Tani duhet të sqarohet si e braktisën Maqedoninë, duke pasur parasysh se janë kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar dhe pse si vendstrehim ishte zgjedhur pikërisht Budapesti.