Botë

Irak, vizita e befasishme e Tillerson pas mposhtjes së ISIS-it

24.10.2017 13:10

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka vizituar Irakun në një vizitë të befasishme pas mposhtjes së ISIS-it...

Vizita e tij kishte një qëllim të vetëm, që të qetësonte tensionet e Bagdadit dhe autoriteteve kurde. Tillerson ka takuar kryeministrin irakian, Haider al-Abadi, dhe ka thënë që ShBA-të janë të shqetësuara rreth situatës së acaruar mes qeverisë së Irakut dhe autoriteteve kurde.
 
Ai ka thënë që ShBA-të kanë miq edhe në Bagdad edhe në Erbil, kështu që të dyja palët janë motivuar të nisin një dialog paqësor. Në fund të fjalimit të tij, Tillerson ka thënë që duhet të arrihet stabilitet dhe siguri në Irak.