Botë
KB i zgjeroi sanksionet kundër Koresë Veriore
24.10.2017 13:23
Komiteti për sanksione i Kombeve të Bashkuara i angazhuar për Korenë Veriore, e zgjeroi listën e produkteve dhe teknologjive, të cilat nuk duhen që të eksportohen në këtë vend komunist...

Në listën e re, e cila është e zgjeruar për 32 produkte, përfshihen kuti të cilat mund të përdoren për transport të materialeve radioaktive, sisteme për ftohje, pajisje sizmologjike, softuerë për kërkime atomike dhe produkte të tjera. Sanksionet u miratuan njëzëri nga ana e Këshillit të Sigurisë të KB-së, pasi që Koreja e Veriut kreu prova raketore dhe testim bërthamor.
