Maqedoni

Prokuroria Publike, deputetët, Mukoski dhe Vasilevski, merren në pyetje

24.10.2017 13:40

Prokuroria Publike ka ftuar sot në bisedë deputetët, Krsto Mukoskin dhe Sasho Vasilevskin, për ngjarjet e 27 prillit...

Të dy deputetët akuzohen se më 27 prill të këtij viti kanë hapur dyert e kuvendit që aty të futen protestuesit e dhunshëm të cilët vunë në shënjestër deputetët e shumicës parlamentare ku pati disa të plagosur rëndë.

Nga kamerat e sigurisë u pa se si Mukoski dhe Vasilevski, pasi hapin dyert, drejtojnë turmën e tërbuar drejt sallës së konferencave ku ishin të pranishëm deputetët e shumicës parlamentare.

Për këto ngjarje deri tani 15 persona janë të dyshuar për pjesëmarrje në turmë.