Maqedoni

Sistemi “Akmis”, ekspertët vlerësojnë punën në Gjykatën e Apelit

24.10.2017 13:59

Grupi punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë gjatë javës do të vlerësojë se si ka funksionuar sistemi AKMIS..

Grupi punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë gjatë javës do të vlerësojë se si ka funksionuar sistemi AKMIS për ndarjen e lëndëve gjyqësore në Gjykatën e Apelit, pas informacioneve se gjykatësit lëndët e Prokurorisë Speciale Publike i kanë ndarë vetë.

Pas vlerësimit pritet që grupi punues të njëjtin vlerësim ta bëjë në Gjykatën Supreme e më pas duhet të finalizohet edhe raporti i cili do t’i prezantohet publikut. Specialja tashmë ka bastisur banesën e Vlladimir Pançevskit dhe ka konfiskuar kompjuterin prej të cilit mendohet se ai ka udhëhequr me sistemin paralel të AKMIS-it.

Ministria e Drejtësisë kreu revizion të sistemit AKMIS për shpërndarjen e lëndëve në Gjykatën Penale të Shkupit dhe njoftoi se është përpiluar procesverbali për të. Edhe në raportin e Pribesë ishte vlerësuar se ekzistojnë indikacione për keqpërdorim të këtij sistemi. Para disa ditëve, kryetari i Gjykatës Supreme ka thënë se po bëjnë kontroll të vazhdueshëm të sistemit AKMIS.