Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2017, Lata prezantoi projektet për Dibrën

24.10.2017 15:38

Kandidati i BDI-së për komunën e Dibrës, Ruzhdi Lata, pret fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve në 29 tetor...

Lata sqaron projektet që do t’i realizojë në mandatin e ri nëse fiton.
 
“Ndërtimi i parkut te përmendorja e Skëndërbeut, rezervuar dyfish më i madh se ekzistuesi që të zgjidhim çështjen e ujit të pijshëm, parkingun, ujin për vaditje, veç më ka dalë tenderi i Rrugës së Arbërit nga Dibra në kufi, pra lidhja me Shqipërinë bëhet më e afërt”,- deklaroi kandidati për kryetar komune në Dibër nga BDI, Ruzhdi Lata.