Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, VMRO takime me qytetarët e Shtipit dhe Karbincit
24.10.2017 16:03
VMRO-DPMNE edhe në të mirë edhe në të keqe do të jetë roje e interesave të maqedonasve dhe qytetarëve të Maqedonisë...

VMRO-DPMNE edhe në të mirë edhe në të keqe do të jetë roje e interesave të maqedonasve dhe qytetarëve të Maqedonisë, porositi lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, gjatë takimeve me qytetarët e Shtipit.
Ai tha se gjatë muajve që LSDM është në pushtet, varfëria rritet, ndërsa shteti është gjunjëzuar.
“Qeverisin me frikë, që të mos pasqyrohet situata reale. Nuk mundën të na fitojnë me punë dhe ju drejtuan kriminalitetit. Por, nuk ka errësim që nuk është ndriçuar nga qytetarët. Porosis se nuk do të mund të na gjunjëzojnë, nuk do lejojmë që të na mposhtin. As nuk do të arrijnë të na frikësojnë. Bashkërisht do t’i kundërshtojmë. Të mos lejojmë qeverisje absolute në Maqedoni dhe të mos lejojmë që t’i fitojnë bastionet e VMRO-DPMNE-së, siç është edhe Shtipi”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Kandidati për kryetar komune, Illço Zahariev, kërkoi votën e qytetarëve që të mund të realizojë të gjitha projektet për këtë komunë.
“Nderi ynë, puna jonë, modestia dhe përkushtimi ynë janë për ju, dhe ju jeni për ne. E keni parë se të paktën për këto 4 vite, 1000 herë kam ardhur në lagjen Tre Çezmat. Çdo ditë kam qenë me ju. Ata assesi nuk mund t’u gënjejnë dhe t’u mashtrojnë. Por, e kam vetëm një lutje deri te ju, nëse ju ofrojnë para, ju ato para lirisht merreni, por votoni për numrin 13, pasi që atë ditë ata nuk mund ta dinë se për kë votuat ju”,- theksoi kandidati për kryetar komune në Shtip nga VMRO-DPMNE, Illço Zahariev.
VMRO-DPMNE mbrëmë realizoi takim edhe me banorët e komunës së Karbincit.
SANIJE DURAKU
