Tahiri: Nuk jam unë Sajmiri që hetohet në Itali
“Prokuroria e Katanias ka 4 vjet që heton “Habilajt”, por nuk jam unë Sajmiri që hetohet”.....

“Prokuroria e Katanias ka 4 vjet që heton “Habilajt”, por nuk jam unë Sajmiri që hetohet”,- ka deklaruar ish ministri i brendshëm shqiptar, Sajmir Tahiri. Ai para kamerave ka paraqitur edhe një dokument të siguruar në Itali se ai nuk është në ndjekje.
“Brenda 48 orësh, me një kërkesë fare të thjeshtë unë e sigurova këtë dokument nga Prokuroria e Katanias. Ky dokument thotë: ju komunikojmë se Sajmir Bashkim Tahiri, i lindur në Shqipëri, më 30 tetor 1979, nuk rezulton sot dhe më herët të ketë pasur procedim penal në Prokurorinë e Katania”,- deklaroi deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, Sajmir Tahiri.
Ai po ashtu tha se nuk do të fshihet as pas Partisë Socialiste, as pas imunitetit parlamentar dhe ftoi prokurorinë të hetojë çështjen deri në fund.
Ky prononcim i Tahirit vjen një ditë para se Kuvendi shqiptar të vendos lidhur me kërkesën e prokurorisë për arrestimin ose jo të tij. (Gyltene Sinani, TVM2)
