Maqedoni

MASh: Do të rinovohet shkolla e djegur në Novosellë

24.10.2017 16:52

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndërmarrë masa për rikonstruksionin e Shkollës Fillore “11 Tetori”...

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndërmarrë masa për rikonstruksionin e Shkollës Fillore “11 Tetori” në fshatin Novosellë të komunës së Bogovinës, e cila të shtunën u përfshi nga flakët.
 
Siç informon MASh-i, ndërkohë është gjetur hapësirë që nxënësit e kësaj shkolle të ndjekin mësimin pa pengesë.
 
“Janë krijuar kushte për ndjekje të pandërprerë të mësimit, ndërsa nxënësit që sot vazhduan ta ndjekin mësimin në hapësirat e bashkësisë lokale në fshat dhe në hapësirën e ambulancës”,- njofton MASh.
 
Po ashtu nga MASh njoftohet se personat kompetentë nga Reparti për investimeve kapitale kanë kryer inspektim në shkollën e djegur dhe do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e mëtejshëm për përgatitjen e dokumentacionit teknik për aftësimin e godinës shkollore në përputhje me standardet ligjore.
 
Shkolla “11 Tetori”, e cila u dogj në zjarrin e 21 tetorit, ishte rinovuar dy vite më parë, ndërsa në të mësojnë 217 nxënës në 13 klasa.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU