OEM: Industria metalike ka përjetuar rimëkëmbje

24.10.2017 17:08

Industria metalike ka përjetuar një rimëkëmbje të ndjeshme, vlerëson OEM......

Industria metalike ka përjetuar një rimëkëmbje të ndjeshme, vlerëson OEM, sipas të cilës së fundmi ka rritje të porosive dhe me këtë është rritur edhe shfrytëzimi i kapaciteteve prodhuese, ku ka rritje të prodhimtarisë, eksportit dhe të të hyrave.

“Në industrinë e çelikut ndjehen lëvizje të dukshme në drejtim të rimëkëmbjes së tregut, rritet vëllimi i porosive dhe kemi përdorim më serioz të kapaciteteve, që do të sjellë prodhim të sasive më të mëdha si dhe të ardhura më të larta dhe eksport më të madh. Me strukturën e re të pronësisë në "Feni", ne presim të kemi rritje të prodhimit dhe të punës me  kapacitet  të plotë. Për “Jugohromin” ne presim rinisjen e prodhimit në pranverë, me çka edhe gjendja e përgjithshme e industrisë do të përmirësohet”,- deklaroi kryetari i Shoqatës së metalurgjisë pranë OEM-së, Mitko Kocovoski.

Ai gjithashtu theksoi se metalurgjia po përballen me një problem serioz, siç është mungesa e kuadrit.

Mosha mesatare e të punësuarve në këtë sektor është 54, prandaj sipas OEM-së janë të nevojshme ndryshime rrënjësore në sistemin arsimor, që do të kontribuonte në sigurimin e kuadrove për këtë sektor. (Gazmend Kurtishi, TVM2)