Maqedoni

KShZ, vazhdojnë përgatitjet për rrethin e dytë

24.10.2017 17:45

Gjykata Administrative pranoi një nga paditë e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE...

Gjykata Administrative pranoi një nga paditë e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE për anulimin e votimit në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Qytetit të Shkupit në vendvotimin 2461, në komunën e Sarajit.
 
Pas marrjes së vendimit nga Gjykata Administrative, KShZ duhet të prononcohet nëse rivotimi në këtë vendvotim ndikon në rezultatin e zgjedhjeve dhe nëse do të ketë rivotim në këtë vendvotim.
 
Në ndërkohë, KShZ vazhdon përgatitjet për rrethin e dytë zgjedhor. Në seancën 160, KShZ shqyrtoi propozim-udhëzimin për votim në raundin e dytë dhe propozim-udhëzimin se si duhet të veprojnë këshillat zgjedhorë me zgjedhësit, të cilëve dokumenti i identifikimit personal u ka skaduar në mes të dy raundeve zgjedhore. 
 
KShZ ka shqyrtuar edhe kërkesën e misionit vëzhguese OSBE-së dhe atë të Ambasadës së ShBA-ve për t’i autorizuar për të vëzhguar zgjedhjet lokale në rrethin e dytë.
 
SHPËTIM NUREDINI