Selanik, anulohet gjykimi i Grujovskit dhe Boshkovskit

24.10.2017 17:49

Në Selanik është shtyrë sërish gjyqi ndaj Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit....

Në Selanik është shtyrë sërish gjyqi ndaj Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit për identitetet e rreme.

Anulimi sërish u bë për shkak të mungesës së serishme të përkthyesve. Seanca e radhës është caktuar për në fillim të dhjetorit.

Dy ish-agjentët nga Maqedonia u arrestuan nga policia greke gjatë tentimit të tyre për të udhëtuar drejt Budapestit me pasaporta të falsifikuara.

Ata akuzohen për përgjimet e paligjshme. Ndaj tyre është shpallur flet-arrest ndërkombëtar, prandaj pritet ekstradimi i tyre në Maqedoni.