Kualifikohen Kolumbia e Greqia
Kolumbia dhe Greqia janë dy kombëtaret e radhës që janë kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës “Brazili 2014”..........

Kolumbia dhe Greqia janë dy kombëtaret e radhës që janë kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës “Brazili 2014”.
Kolumbia ka fituar edhe ndeshjen e tretë në Grupin C duke mundur Japoninë me rezultat 4-1, në “Estadio Cestelao”’ të martën mbrëma dhe kolumbianët me pikët maksimal kalojnë në fazën tjetër të garave.
Kolumbia ka vazhduar me performancën e mire edhe në duel me Japoninë, duke qenë skuadër dukshëm më e mirë, e duke e kontrolluar lojën mjaft mirë në terren.
Juan Cuadrado nga penalltia në minutën e 17-të solli Kolumbian në epërsi prej 1-0, ndërkaq, në minutën e fundit të pjesës së parë japonezët përmes Shinji Okazaki barazon shifrat në 1-1.
Ndërkohë, në pjesën e dytë, kolumbianët kanë treguar lojë edhe më të mirë duke shënuar edhe dy gola. Fillimisht Jackson Martinez në minutën e 55-të solli Kolumbian në epërsi prej 2-1, kurse në minutën e 82-të, përsëri në skenë del Martinez duke shënuar golin e tretë për Kolumbian, të dytin të tij personal. I njëjti lojtar i jep edhe goditjen e tretë katërt Japonisë në minutën e 89-të.
Kolumbia arrin fitore te merituar dhe kualifikohet në rundin tjetër, derisa Japonia me humbje largohet nga Brazili.
Kualifikohet edhe Greqia
‘Vizën’ për fazën tjetër të garave e ka siguruar edhe Greqia që sonte mundin Bregun e Fildishtë me rezultat 2-1.
Grekët në sekondat e fundit të ndeshjes arritën fitoren përmes Georgios Samaras, i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores për grekët në minutën e 90-të nga pika e bardhë.
Skuadra e Didier Drogbas ishte afër kualifikimit, por në minutat e fundit të ndeshjes grekët morën pikët e plota nga kjo sfidë duke siguruar kualifikimin në 1/8 e finales.
Ishin grekët të partë që kaluan në avantazh në minutën e 42-të me golin e Andreas Sammeras, kurse Wilfried Bonye shënon golin e barazimit, kurse Georgios Samaras n kohën shtesë shënon golin e dytë për grekët, e që ishte edhe gol i kualifikimit.
