Maqedoni

Mot i ndryshueshëm me erë mesatare

25.10.2017 09:05

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha më të gjata diellore dhe me erë mesatare deri në të përforcuar veriore...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej dy deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 18 gradë.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me periudha më të gjata diellore dhe me erë të përforcuar veriore.
 
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në pesë, ndërsa ajo e ditës deri në 14 gradë.
 
Të enjten dhe të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë më i ngrohtë, por temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, në interval prej minus dy deri në shtatë gradë.
 
Valë e re e lagësht dhe e ftohtë pritet të shtunën kur do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe do të ketë reshje të kohë kohëpaskohshme me intensitet më të dobët./mia