Maqedoni
Pacolli për vizitë në Shkup, takime me Dimitrovin, Xhaferin dhe Zaevin
25.10.2017 10:02
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë në Maqedoni...

Ai u prit nga shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, ndërsa aktualisht po realizon takimin me kryeparlamentarin, Talat Xhaferi.
Shefi i diplomacisë së Kosovës, Pacolli, gjatë ditës do të takojë edhe kryeministrin, Zoran Zaev.
