Botë

OKB: Rusia, veto hetimeve për armët kimike në Siri

25.10.2017 10:26

Rusia ka përdorur të drejtën e vetos në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Rusia ka përdorur të drejtën e vetos në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të zgjatur afatin e hetimeve të përdorimit të armëve kimike në Siri.

Vetoja nga Rusia erdhi pak pasi Moska dështoi për të shtyrë votën për një muaj, që do të lejonte Këshillin e Sigurimit, të merrte në konsideratë një raport nga inspektorët, që do të zhvillohej më 26 tetor.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, të cilat e draftuan rezolutën, e quajtën votimin vetëm “sa për t’u paraqitur dhe çnderuar Rusinë”.

Raporti i 26 tetorit do të mbulojë një sulm me armë kimike, përkatësisht sulmi me gazin sarin në fshatin e Khan Sheikhun, i kontrolluar nga opozita siriane në kohën kur ka ndodhur sulmi.