Botë

Në Siri është e mundur përleshje mes forcave të mbështetura nga SHBA dhe Rusia

25.10.2017 11:27

Luftëtarët të cilët janë të mbështetur nga SHBA-ja përparojnë në bregun lindor të Eufratit...

Luftëtarët të cilët janë të mbështetur nga SHBA-ja përparojnë në bregun lindor të Eufratit, që mund të sjellë në përleshje midis SHBA-së dhe Rusisë, aleatët e të cilit po garojnë cili i  pari do t'i marrë nga Shteti Islamik territoret strategjike të pasura me naftë.
 
Të dyja palët me siguri  do të shmangin përleshje të drejtpërdrejtë, por me marrjen e qytetit Raka nga forcat e mbështetura nga SHBA-ja, pas ç'farë u mor dhe  fusha më e madhe e naftës në Siri, sollën deri në pakënaqësi në Damask. Qeverisë siriane i duhet nafta, që ta përforcojë ekonominë.
 
Koalicionet kundërshtare ndërkombëtare garojnë që t'i mposhtin ekstremistët dhe t'i marrin fushat e naftës dhe gazit.
 
Armata ruse lëshoi ​​disa kumtesa duke i akuzuar SHBA-në për bashkëpunim me Shtetin Islamik dhe grupet e tjera ekstremiste "të cilat duan ta pengojnë përparimin e forcave qeveritare"./mia