Maqedoni

MPB: do të jepen letërnjoftime edhe të dielën

25.10.2017 12:24

Të dielën, më 29 tetor, mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni...

Për t’u mundësuar që të shfrytëzojnë të drejtën e votës qytetarëve, të cilët kanë problem me dokumentet e identifikimit, MPB kërkesat për letërnjoftime do t’i pranojë deri të shtunën në orën 16:30, ndërsa do të jenë gati në ditën e zgjedhjeve.

“Të gjitha kërkesat për nxjerrje të letërnjoftimit, të dëmtuar, të humbur, ose të vjedhur, do të përpunohen urgjentisht në regjionet e departamenteve për çështje administrative në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku qytetarët do të votojnë në rrethin e dytë në zgjedhjet lokale për kryetar të komunave”,- bëjnë të ditur nga MPB.