Botë

“Rrethi i ngushtë” i Putinit”, pasuri 24 miliardë dollarësh

25.10.2017 12:38

Rrethi i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, i përbërë nga shokët dhe të afërmit e tij...

Rrethi i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, i përbërë nga shokët dhe të afërmit e tij, kontrollojnë një pasuri prej 24 miliardë dollarësh.

Raporti me titull “Putini dhe të Autorizuarit”, i publikuar dje, thotë se rrethi i ngushtë i Putinit i përbërë nga “familjarë, shokë të vjetër dhe shokë që u bënë anëtarë të familjes” dhe bizneset e tyre fitimprurëse ose janë nga sektori i naftës dhe vajit, të kontrolluara nga shteti, ose të lidhura me kompanitë shtetërore.

Raporti që liston anëtarët më të pasur të rrethit të ngushtë të Putinit është një përpjekje e Organizatës për raportimin e Krimeve dhe Korrupsionit, një platformë ndërkombëtare për gazetarinë hulumtuese e përbërë nga qendra jofitimprurëse, gazetarë, organizata mediatike dhe gazeta e pavarur ruse “Novaya Gazeta”.