Botë
ShBA, “çmendet” moti, 40 gradë në Los Angelos
25.10.2017 14:45
Në Los Angeles, banorët po përballen me temperatura të larta rekord për stinën...

Erërat që fryjnë nga shkretëtira në jug të Kalifornisë shtojnë rrezikun e shpërthimit të zjarreve, të ngjashme me ato që shkatërruan pjesë të veriut të këtij shteti në fillim të muajit.
Në pikun e tij, termometri shënoi 40 gradë celsius, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 1909.
Fronti i nxehtë që ka përfshirë zonën i detyrohet një fenomeni meteorologjik të njohur si “erërat e Santa Anas”. Temperaturat përvëluese në këtë rajon pritet të zgjasin edhe për disa ditë.
