Botë

Një shkollë në Stamboll evakuohet për shkak të zjarrit në një fabrikë të tekstilit

25.10.2017 14:58

Një shkollë në Stamboll sot u evakua për shkak të zjarrit në një fabrikë tekstili...

Një shkollë në Stamboll sot u evakua për shkak të zjarrit në një fabrikë tekstili, ndërsa në rajon ende po ngrihet tym i dendur, njoftuan mediat lokale.
 
Zjarri në fabrikë ka filluar në katin e fundit të ndërtesës, ku gjendet depoja e fabrikës. Zjarri shpejt ka përfshirë një pjesë të objektit.
 
Shkolla, e cila gjendet përballë fabrikës, u evakua me urdhër të autoriteteve lokale.
 
Edhe pse investohen përpjekje të mëdha për shuarjen e zjarrit, ai ende nuk është vënë nën kontroll. Nuk ka informata për viktima ose persona të lënduar./mia