QEVERIA E MAQEDONISË

Ulen kamatat për “Bli shtëpi, bli banesë”

25.06.2014 17:29

Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që të ulë kamatat për projektin “Bli Shtëpi, bli banesë”, si dhe studentëve për çdo të ejte do t’ju mundësojë që të marin pjesë në operë, baletë dhe të voziten me teliferik deri në Vodno pa pagesë.............

Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur që të ulë kamatat për projektin “Bli Shtëpi, bli banesë”, si dhe studentëve për çdo të ejte do t’ju mundësojë që të marin pjesë në operë, baletë dhe të voziten me teliferik deri në Vodno pa pagesë.

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se në bazë të statistikave që kemi analizuar kemi parë se studentët nuk i frekuentojn teatrot, nuk marin pjesë në operë dhe baletë dhe për këtë cështje, si qeveri mundohemi t’a stimulojmë.

“Qeveria ka vendosur pozitivisht që të avancohen kushtet për projektin “Blejë shtëpi, blejë banesë” edhe atë të ulen kamatat në pjesën e subvencionimit për kredit banesor edhe atë nga 4, 99 % në 3,95 % për tre vitet e para. Ndërsa në vitin e katërt, nga 5,5 % në 4,45 për qind. Reforma tjetër është që çdo të enjte studentët pa pagesë të marrin pjesë në operë, balet dhe shfaqje tjera, si dhe transport pa pagesë deri në Vodno nëpërmjet teleferikut” – deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski.