Botë

Vërshime në Bullgari, tre të vdekur nga moti i lig, në Serbi, 1500 amvisëri pa energji elektrike

25.10.2017 15:17

Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa një person llogaritet i zhdukur..

Të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa një person llogaritet i zhdukur, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë disa fshatra në juglindje të Bullgarisë. Pesë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa lumenjtë kanë dalë nga shtretërit duke vërshuar dhjetëra shtëpi. Po ashtu ka shumë rrugë të bllokuara në disa komuna ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Si pasojë e vërshimeve janë evakuuar banorët e fshatit Trastikovo 390 kilometra në lindje të Bullgarisë. Meteorologët nuk kanë lajme të mira për këtë rajon edhe për ditët në vijim, pasi parashohin vazhdimin e reshjeve të shiut.
 
Në Serbi, reshjet e borës kanë lënë pa energji elektrike 600 shtëpi në komunën Varoshi i Ri. Po ashtu pa energji kanë mbetur edhe 900 familje në Ivanjica. Në disa pjesë të këtij rajoni bora ka arritur deri në një metër, duke i bllokuar disa fshatra. 
 
GYLTENE SINANI