Zgjedhjet lokale 2017, MPB: Deri të shtunën, aplikime për letërnjoftime

25.10.2017 16:10

Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB-së do të punojnë më 28 dhe 29 tetor....

Të gjithë sektorët për punë administrative të MPB-së do të punojnë më 28 dhe 29 tetor, me çfarë qytetarët edhe këto ditë do të mund të nxjerrin letërnjoftimet.

Të gjitha kërkesat për lëshimin e letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur apo të vjedhur) sipas procedurës së zbatuar ligjore, do të miratohen urgjentisht në të gjitha sektorët rajonalë për punë administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument udhëtimi biometrik.

Siç kumtoi MPB, kërkesat për letërnjoftime do të pranohen edhe aprovohen urgjentisht, duke përfshirë edhe të shtunën deri në orën 16:30. Menjëherë pas pranimit të aplikimeve për letërnjoftime, Sektori për informatikë do t’i përpunojë dhe do t’i dorëzojë deri te sektori kompetent për shpërndarje me kohë deri te Sektori për punë administrative.

Në ditën e zgjedhjeve Sektori për punë administrative do të punojë vetëm për lëshimin e letërnjoftimeve në periudhën prej orës 7:00 deri në orën 19:00. (Samet Abdullau, TVM2)