Zgjedhjet lokale 2017, Zaev: Ardhmëria e shtetit, në votën tuaj

25.10.2017 17:10

Koalicioni i kryesuar nga LSDM, mbrëmë mbajti tubim në Shtip...

Lideri i social-demokratëve, Zoran Zaev, para banorëve të Shtipit u zotua se Universitetin “Goce Dellçev” do ta bëjë fabrikë të diturisë në Maqedoni. Qeveria do të garantojë autonominë, ndërsa standardi i studentëve do të rritet.
 
Do të investojmë edhe në kapacitetin e shtëpive studentore, tha Zaev. Ai i ftoi qytetarët që më 29 tetor masovikisht ta dalin në votime dhe me stilolaps të vulosin fitoren historike të LSDM-së, që më pas, siç tha, Shtipi të shndërrohet në qytet me të cilin të gjithë do të krenohen. 
 
“Shtipi është vetëm një hap larg fitores së madhe historike më 29 tetor. Maqedonia po lirohet nga mbetjet e regjimit edhe Shtipi të njëjtën do ta bëjë. Më 29 tetor, ftoni të gjithë që votën e tyre të japin për Bllagoja Boçvarskin, t’u tregojmë që mundet të jetë edhe më mirë. Nga të gjithë ne varet ardhmëria e shtetit. Ju qytetarë të nderuar, e keni forcën e ndryshimeve dhe askush tjetër. Ka ardhur koha për t’u dhënë fund ndasive, etnike  e fetare. Por, të bëjmë Maqedoninë vend me të cilin të gjithë do të krenohemi”,- tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Qendrën e Maqedonisë Lindore do ta shndërrojë në një qytet modern, urban, qytet i qytetarëve të barabartë, të lirë, një qytet në të cilin të rinjtë do ta gjejnë veten, tha kandidati për kryetar komune në Shtip, Bllagoja Boçvarski. 
 
“Të vazhdojmë të punojmë që të shpëtojmë qytetin tonë të dashur. Më 29 nëntor veç një person do të dalë nga komuna e Shtipit, e ai është Illço Zahariev, ndërsa të gjithë të punësuarit tjetër do të ngelen aty. Nuk kanë efekt as gënjeshtrat e as kërcënimet e kundërkandidatit tim, se gjoja unë do të bëjë spastrim në administratën komunale, jo unë nuk do ta bëjë atë, unë do të punoj që ta shndërroj Shtipin në një qytetet të barabartë për të gjithë dhe nga I cili nuk do të ik rinia jonë”,- u shpreh kandidati për kryetar komune në Shtip, Bllagoj Boçvarski.
 
Lideri i LSDM-së në tubimin në Shtip paralajmëroi gazifikim të Shtipit, vende të reja pune, më shumë të holla për fermerët e rinj, si dhe mjete financiare për master dhe doktoratura në universitete, me qëllim që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni. (Sanije Duarku, TVM2)