Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2017, VMRO: LSDM vazhdon me presione e kërcënime
25.10.2017 17:27
“LSDM vazhdon me presione, kërcënime, ryshfete, duke krijuar një atmosferë të tensionuar edhe para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale”,- akuzojnë nga VMRO...

“Në Rosoman, një kohë të gjatë, një duzinë aktivistësh tanë kërcënohen. Ata e raportuan ngjarjen në polici. Ministria e Brendshme ka heshtur dhe nuk përgjigjet sepse është në shërbim të LSD-së. Kemi raste ku LSD ka ofruar para dhe ryshfet të regjistruara në Shtip, Gazi Babë, Butel dhe Prilep. LSD po abuzon me shtetin dhe administratën publike, ku punonjësit janë nën presion të vazhdueshëm nga drejtorët e emëruar nga LSD”,- deklaroi Krste Jovanovski nga VMRO-DPMNE.
Akuza edhe për agjencinë e Kadastrës. VMRO akuzon se ajo po vihet në shërbim të LSDM-së.
“Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive që i shërbejnë partisë për qëllime zgjedhore. Përfaqësuesit e agjencisë janë të detyruar të angazhohen në mënyrë aktive në fushatën zgjedhore në emër të agjencisë. LSD i fshiu kufijtë midis partisë dhe shtetit, duke i përzier ato në një dhe përdor aparatin shtetëror për të manipuluar votuesit”,- tha Sasho Kutleshovski nga VMRO-DPMNE.
“Qytetarët janë të vetëdijshëm se VMRO-DPMNE punon dhe ngre standardet, dhe LSD vetëm shkatërron”,- akuzojnë nga VMRO.
GAZMEND REXHEPI
