Ekonomi

“Tehnoma 2017”, prezantohen 100 projekte inovative; Angjushev: Mbështetje e barabartë për të gjitha bizneset

25.10.2017 17:45

Mbi 100 projekte inovative prezantohen në panairin e 43-të ndërkombëtar “Tehnoma 2017”, në të cilën marrin pjesë prodhues të mëdhenj...

Mbi 100 projekte inovative prezantohen në panairin e 43-të ndërkombëtar “Tehnoma 2017”, në të cilën marrin pjesë prodhues të mëdhenj, të mesëm, të vegjël, nga vendi e jashtë, nga fusha e metalurgjisë, elektroteknikës, energjetikës, jometaleve, ndërtimtarisë, sigurimit dhe mbrojtjes.
 
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, tha se Qeveria është e gatshme të mbështesë sektorin e biznesit dhe do t’i përkrah manifestimet e këtilla. 
 
“Ne kemi identifikuar programin për rritje ekonomike në Republikën e Maqedonisë, i cili është transparent dhe çdo biznesmen do të dijë se çfarë mund të presë si mbështetje e qeverisë që nga fillimi pa u negociuar. Do të jetë e njëjtë për të gjithë investitorët e huaj dhe të gjitha kompanitë në Republikën e Maqedonisë të regjistruar në Regjistrin Qendror dhe ata do të mbështeten në mënyrë të barabartë në punën e tyre”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
 
Në organizim të Panairit të Shkupit, paralelisht me “Tehnoma”, do të mbahet edhe Ekspozita ndërkombëtare e inovacioneve  “Makinova 2017”, ku kompanitë prezantojnë  prodhimet dhe metodat e tyre inovative. Panairi do të zgjasë deri më 29 tetor.  
 
HAMIDE EMINI