POPOVSKI

Popovski: Vetoja privilegj për një vend anëtare

25.06.2014 17:34

Sipas tij, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, ka konfirmuar atë që e dimë nga praktika, ajo është se veto mbetet privilegj i një vendi anëtarë...........

Ministri per pune te jashtme i Maqedonise Nikolla Popovski i cili ndodhet ne seline e NATO-s per te marre pjese ne në takim me shefat e diplomacive të vendeve kontribuese në ISAF, me dëshpërim ka marrë informacionin e liferuar nga Rasmusen, se nuk do të ketë zgjerim në Samitin e Uelsit, që vjen gjashtë vite pas Samitit të Bukureshtit në vitin 2008.

Sipas tij, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen, ka konfirmuar atë që e dimë nga praktika, ajo është se veto mbetet privilegj i një vendi anëtarë.

NATO ka konfirmuar se Maqedonia plotëson të gjitha kushtet të bëhet anëtare në organizatën më të madhe ushtarake – politike në botë, po për shkak të vetos nga ana e Greqisë, ajo nuk mund të ndodhë deri sa të zgjidhet mosmarrëveshja për emrin.