Maqedoni
Sistemi “Akmis”, Gjykata e Apelit hap dyert për kontrolle
25.10.2017 18:05
Gjykata e Apelit iu përgjigj kërkesës së Komisionit të Ministrisë së Drejtësisë...

Gjykata e Apelit iu përgjigj kërkesës së Komisionit të Ministrisë së Drejtësisë për inspektim të sistemit për shpërndarje elektronike të lëndëve i njohur si AKMIS.
“Gjykata e Apelit në Shkup ka shprehur gatishmëri dhe transparencë të plotë për të mundësuar inspektimin e Komisionit në sistemin elektronik për ndarjen e lëndëve AKMIS. Ne ramë dakord që inspektimi të kryhet tashmë të premten ose cilëndo ditë tjetër, në përputhje me nevojat e komisionit”,- thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.
Inspektimi në funksionimin e sistemit AKMIS vijon pas inspektimit në Gjykatën Penale të Shkupit, ku duket se janë gjetur shumë abuzime në ndarjen e lëndëve gjyqësore. Raportin e plotë Ministria e Drejtësisë do ta prezantojë pasi të përfundojë inspektimi edhe në Gjykatën Supreme.
GAZMEND REXHEPI
