Ivanov takon Tusk në Bruksel, kërkon nga KE zhbllokim të integrimit të RM-së
25.10.2017 18:30
Presidenti, Gjorge Ivanov, ka takuar presidentin e Këshillit të Europës, Donalld Tusk....

Presidenti, Gjorge Ivanov, ka takuar presidentin e Këshillit të Europës, Donalld Tusk. E ardhmja europiane e Maqedonisë dhe e gjithë ajo që bën vendi që më në fund të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, ishte në fokus të takimit.
Ivanov nga Këshilli Europian ka kërkuar një impuls të ri dhe mesazh pozitiv në drejtim të zhbllokimit të integrimit.
Në takim është biseduar edhe për krizën e migrantëve, situatën në rajon, si dhe ndikimin në politikën e BE-së që nga pavarësia e Katalunjës.
