Zgjedhjet lokale 2017, Sela: Nuk dal nga qeveria, vazhdojmë me BESËN

25.10.2017 18:49

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, kandidati i saj për komunën e Strugës, Zijadin Sela.....

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, kandidati i saj për komunën e Strugës, Zijadin Sela, në takimet e ditës, ku i dha përkrahje partnerit të ri të koalicionit, Lëvizjes BESA në Tetovë, ka komentuar zërat për lëshimin e qeverisë.

ASh, sipas tij, nuk ka ndërmend të lëshojë qeverinë sepse ka obligime që ka marrë para elektoratit, siç është Ligji për shqipen.

“Aleanca për shqiptarët vazhdon të jetë pjesë e qeverisë. Ne i kemi marrë obligimet tona për të sjellë ndryshime, duke qenë pjesë e qeverisë. Unë e kam një obligim e premtim elektoral dhënë para shqiptarëve për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe gjuha shqipe është në agjendë menjëherë pas zgjedhjeve lokale. E derisa nuk plotësohet ky premtim elektoral, as që dua të dëgjoj për tema të tilla”,- u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Sela, ndërkohë, paralajmëroi se koalicioni me BESËN do të vazhdohet edhe për zgjedhjet parlamentare.

“Është fillimi i një koalicioni të paralajmëruar edhe për zgjedhjet parlamentare dhe realisht BDI ka pse të frikësohet, sepse shumë shpejt, kurdo të jenë zgjedhjet parlamentare, do jenë në opozitë”,- u shpreh kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Sela ka vazhduar edhe takime të tjera në mbështetje të kandidatit të BESËS në Tetovë, Bilall Kasamit. (Ersan Pajaziti, TVM2)