Kumucakos: Qeveria nuk ka qëndrim për emrin, ShVL-UÇK: Jo zgjidhje pa shqiptarët, propozimi ynë “Iliro-Maqedonia e Veriut”
Deputeti i partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos....

Deputeti i partisë opozitare greke, Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos, goditi Qeverinë greke për mungesën e një qëndrimi të përbashkët për çështjen e hapur të emrit.
Kumucakos, si i angazhuar për politikë të jashtme, tha se Qeveria greke është ndarë në tre grupe, prej të cilëve njëri grup është pro emrit kushtetues, grupi tjetër për emër të përbërë me përcaktues gjeografik dhe grupi i tretë kundër kësaj të fundit.
Ai tha se ministri aktual dhe anëtarë të Qeverisë, në vitin 2008, para Samitit të Bukureshtit, kanë nënshkruar tekst me të cilin kanë mbështetur emrin “Maqedoni” dhe votuan për “integrim të menjëhershëm të Maqedonisë në NATO”.
Nga ana tjetër, Kocijas ka marrë qëndrim për emër të përbërë me përcaktues gjeografik para fjalës Maqedoni, e cila do të vlejë për përdorim të brendshëm dhe ndërkombëtar”,- tha mes tjerash Kumucakos.
Rreth emrit kushtetues të vendit dje reagoi edhe ShVL-UÇK, që kërkon që në zgjidhjen e kësaj çështje të përfshihen edhe shqiptarët, pa të cilët nuk mund të ketë zgjidhje reale afatgjate. “Dekadën e fundit ne kemi dhënë idenë kulmore dhe ai është emri “Iliro-Maqedonia e Veriut””,- thonë nga ShVL-UÇK.
