Ekspertët, regjistrimi i dobishëm për vendin
Dallimet e interpretimit të Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë në baza nacionale, ishin arsyet kryesore se pse u anulua ky proces në Maqedoni...........

Dallimet e interpretimit të Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë në baza nacionale, ishin arsyet kryesore se pse u anulua ky proces në Maqedoni.
Ish-nënkryetari i Komisionit për Regjistrimin e Popullsisë, akademiku, Abylmenaf Bexheti, vlerëson se interpretimet e ndryshme të Ligjit, çuan në dështimin e regjistrimit të popullsisë në vitin 2011.
“Kur interpretonin përfaqësuesit e etnitetit maqedonas, kishte tjetër version, kurse kur interpretonin pjesëtarët e etnitetit shqiptar, kishte tjetër version. Ç’farë prisni prej kësaj. Vërtetë mendoni se kjo do të realizohet, regjistrim në terren që do të pranohet nga të dyja anët. Ç’farë besimi mund të keni kur në Entin për Statistikë, te trupi teknik që do t’i përpunonte të dhënat, asnjë person nga gjithsej 8 nuk ishte shqiptar”, deklaroi akademiku, Abdilmenaf Bexheti.
“Vijmë deri në një përfundim, se në Maqedoni sekret shtetëror apo tabu temë janë numrat dhe paratë. Nëse shohim se numrat janë sekret, sigurisht se do të jenë sekret edhe subvencionet bujqësore që nuk e dimë sa janë në numër, nuk do të dimë për privatizimin e tokave shtetërore e të tjerë”, - theksoi profesoresha universitare, Frosina Remenski.
Këto komente u bënë në forumin e sotëm të organizuar nga “Shoqëria e Hapur”, me temë: “Regjistrimi është demokraci, jo vetëm numër etnik”.
Regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 dështoi për shkak të mospajtimeve me metodologjinë e punës së Entit të Statistikave. (Afrim Tanallari, TVM2)
