B
Ambasadorja Hejli evakuohet gjatë vizitës në një kamp në Sudanin Jugor
26.10.2017 09:43
Ambasadorja amerikane në KB, Niki Hejli mbrëmë është evakuuar gjatë një vizite në një kamp për persona të zhvendosur në Sudanin e Jugut...

Ambasadorja amerikane në KB, Niki Hejli mbrëmë është evakuuar gjatë një vizite në një kamp për persona të zhvendosur në Sudanin e Jugut, pasi ka shpërthyer protestë e dhunshme kundër presidentit të atij vendi, Salve Kira.
Menjëherë pasi Hejli e ka braktiisur kampin, sigurimi i KB-së përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra banorë të kampit të cilët kanë hyrë në zyrën e një organizate humanitare.
Hejlli, e cila ndodhet për vizitë në tre vende afrikane, paraprakisht është takuar me Kiran, të cilit ia ka përcjellë paralajmërimet se SHBA më nuk e beson Qeverissë së Sudanit Jugor dhe nuk janë të gatshëm të presin ndryshime.
Ambasada amerikane ende nuk e ka komentuar evakuimin e Hejlit.
SHBA është donatori më i madh në Sudanin Jugor dhe kanë ndihmuar në krijimin e atij shteti në vitin 2011, për të cilin Uashingtoni ka ndarë më shumë se pesë miliardë dollarë ndihmë humanitare./mia
