Botë

Një deputet ukrainas është lënduar gjatë shpërthimit të një motor-bombe në Kiev

26.10.2017 10:05

Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur mbrëmë nga shpërthimi i motor-bombës në Kiev...

Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur mbrëmë nga shpërthimi i motor-bombës në Kiev, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Ukrainës.
 
Në mesin e të plagosurve është edhe deputeti ukrainas, Igor Mosijçuk.
 
Shpërthimi ka ndodhur të mërkurën vonë, derisa Mosijçuk dhe disa njerëz të tjerë po linin ndërtesën e një televizioni lokal në qarkun Solmianski.
 
"Shpërthimi në Kiev është klasifikuar si akt terrorist dhe Zyra e Prokurorit të Ukrainës ka hapur procedura penale”, tha Ministria e Brendshme e Ukrainës.
 
Viktima është truproja e deputetit Mosijçuk nga radhët e Partisë Radikale, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
 
Këshiltari i ministrit ukrainas të Punëve të Brendshme, Zorjan Shkirjak, e quajtur sulmin "akt terrorist" duke shtuar se hetimi për rastin e ka marrë përsipër Shërbimi ukrainas për siguri.
 
Sipas liderit të Partisë Radikale, Oleh Lashko, tetativa për vrasje të Masijçuk, padyshim është e ndërlidhur me veprimtarinë e tij profesionale dhe qëndrimet politike./mia