Botë

Zhandarmëria turke ka arrestuar 369 emigrantë në qarkun Odrin

26.10.2017 10:39

Pjesëtarë të zhandarmërisë turke, mbrëmë në disa aksione kanë arrestuar 369 migrantë në qarkun turk, Odrin...

Emigrantët e arrestuar janë qytetarë të Sirisë, Eritresë, Nepalit, Vietnamit, Iranit, Irakut, Mianmarit dhe Bangladeshit.
 
Personat janë dërguar në shërbimin rajonal për migrim.
 
Një burim nga forcat turke të sigurisë, tha se dje në Odrin u arrestua një burrë, i cili ilegalisht ka transportuar 17 emigrantë nga Afganistani dhe Siria./mia