Botë

Në Athinë sulmohet një stacion policor me koktej molotov

26.10.2017 10:57

Një grup prej rreth 10 personave të maskuar, në orën dy pas mesnate të mëngjesit të sotëm kanë sulmuar një stacion policor me koktej molotov...

Incidenti ka ndodhur në lagjen Pefki, në veri të Athinës.
 
Në sulmin që ka zgjatur më shumë se dy minuta, është shkaktuar dëm material, ndërsa nuk ka policë ose qytetarë të lënduar. Dy automjete të parkuara nga të cilat njëri ishte i policisë, është djegur, ndërsa ka intervenuar shërbimi i zjarrfikësve për ta shuar zjarrin.
 
Koktej molotovët, të cilat sipas disa informacioneve ishin bërë me vaj, që zjarri më shpejtë të zgjerohet, janë hedhur ndaj automobilave, në hyrjen e stacionit të policisë dhe para garazhit me çka është shkaktuar dëm material në objekt.
 
Duke e pasur parasysh se sulmi ka zgjatur shkurt, grupi i personave të maskuar menjëherë ka ikur, ndërsa pesë policë, të cilët në atë moment ishin në stacion nuk kanë arritur as t'i kapin e as të kërkojnë përforcim nga kolegët e tyre.
 
Lagjja në të cilën ka ndodhur sulmi gjendet në njërën prej pjesëve më të sigurta të Athinës./mia