MAQEDONI

BB, Maqedonia vend i pasur brenda disa dekadave

25.06.2014 17:46

Kështu thuhet në raportin “Rritja e gjelbër” e Bankës Botërore, e cila shënon 20 vjetorin e veprimit në Maqedoni........

Elementet kryesore të “Rritjes së gjelbër”, kanë të bëjnë me të gjitha sferat, me theks  të veçantë te ujërat, sfera e bujqësisë, tejkalimi i sfidave me ndryshimet klimatike, energjetike dhe transportit.

Kështu thuhet në raportin “Rritja e gjelbër” e Bankës Botërore, e cila shënon 20 vjetorin e veprimit në Maqedoni.

“Përfitimi kryesor nga implementimi i strategjisë dhe punës aktive të Këshillit Nacional për Zhvillim pranë  Qeverisë, është   instalimi i shoqërisë të bazuar në dituri, politika të cilat njëkohësisht do të krijojnë rritje ekonomike dhe zhvillim, adaptim i suksesshëm  në ndryshimet klimatike, rritja e vendeve të punës  dhe stabiliteti i makroekonomisë, me qëllim të rritjes së standardit jetësor të qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski.

Programi për zhvillim të gjelbër dhe ndryshimeve klimatike, ka filluar në vitin 2011, e financuar nga mbretëria e Norvegjisë dhe Suedisë, ndërsa e mbështetur edhe nga Banka Botërore.  Ky program përmban analiza të sferave të ndryshme, e cila tregon relacionet midis energjetikës, ujërave, transportit, bujqësisë dhe urbanizmit.

Në raportin e Bankës Botërore, gjithashtu thuhet se Maqedonia brenda disa dekadave do të jetë vend i pasur sikur Evropa perëndimore. (Besim Abdullai, TVM2)

Foto: mia.mk