Ivanov porosi BE-së: Maqedonia meriton datën për fillimin e bisedimeve
Presidenti, Gjorge Ivanov, ka kërkuar vendosmëri nga BE që Maqedonisë t’i japë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim...

Ai një qëndrim të tillë e paraqiti në fjalimin e tij në sesionin zyrtar të hapjes së forumit “Kran Montana”, që filloi sot në Bruksel, ku Ivanov po ashtu ka theksuar se të gjitha standardet europiane dhe parimet miratohen derisa rrjedhin bisedimet për anëtarësim.
Në çdo kapitull të mbyllur vendi po europianizohet dhe afrohet drejt standardeve të dëshiruara europiane.
Bashkimi Europian duhet të kuptojë se procesi i zgjerimit nuk është plotësisht teknik, por çështje politike dhe strategjike.
Porosia deri te BE-ja është t’i kushtojë vëmendje më të madhe lindjes dhe jug-lindje së Europës.
“Ta vazhdoj zgjerimin, të investoj në infrastrukturë dhe lidhjen energjetike, sepse vetëm me solidaritet mund të ndërtojmë rajon të sigurt dhe mirëqenie”,- theksoi Ivanov.
Ai po ashtu foli edhe për krizën me migrantët, ku si rrugë transite u shfrytëzua edhe Maqedonia.
