Botë

Steinmeier: koha për marrëdhënie normale

26.10.2017 13:25

Për marrëdhëniet me Rusinë ka folur edhe presidenti gjerman, Frank Valter Steinmeier...

Ai dje në Moskë tha se kishte rënë dakord me presidentin rus, Vladimir Putin, se vendet e tyre duhet të përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet e tensionuara dypalëshe.

“Ne jemi larg atyre që quhen marrëdhënie normale. Ka ende plagë të hapura apo mosmarrëveshje, veçanërisht pas aneksimit të Krimesë dhe konfliktit në Ukrainën lindore, që janë një pengesë për marrëdhëniet tona dypalëshe”, u shpreh President i Gjermanisë.

Sipas tij, të dy ishin realistë për limitet e asaj që mund të arrihet në një bisedë të vetme dhe bisedime të mëtejshme nevojiten për të gjetur një mënyrë për të dalë nga spiralja negative e marrëdhënieve aktuale.

“Duhet të jetë qëllimi ynë i përbashkët sheshimi i dallimeve të viteve të shkuara me përpjekje të përbashkëta, në mënyrë që të ringremë besimin minimal”,- tha Steinmeier.

Ai po ashtu ka ndërmarr një iniciativë çarmatimi që shpreson se do ta shtyjë Moskën dhe Uashingtonin të angazhohen në bisedime për reduktimin e armëve konvencionale.