Botë
Turqia, lirohen tetë aktivistë të akuzuar për terrorizëm
26.10.2017 14:03
Tetë aktivistë të të drejtave të njeriut, të akuzuar në Turqi për terrorizëm, janë liruar deri në pritje të aktgjykimit...

Gjykata në Stamboll, të mërkurën vonë, ka urdhëruar lirimin e aktivistëve - në mesin e tyre drejtori i degës lokale të organizatës “Amnesty International”, një shtetas gjerman dhe një suedez.
Ata janë në mesin e 11 aktivistëve që përballen me 15 vjet burgim nën akuzat se kanë bërë përpjekje të krijojnë "kaos në shoqëri" dhe të ndihmojnë një "organizatë të armatosur terroriste".
Dy të pandehur tjerë janë liruar më herët deri në pritje të gjykimit. Kreu i “Amnesty International” në Turqi, Taner Kilic, po mbahet ende në paraburgim në qytetin Izmir. Të gjithë të akuzuarit i mohojnë akuzat kundër tyre.
